AKTUALITET, 6 Prill 2018, 09:21

Letra/Këshilli Bashkiak i Kukësit parajamëron: Ja çfarë do të bëjmë nëse nuk hiqet tarifa

Nuk ndalet Kukësi. Kanë paralajmëruar sërish protesta nëse nuk do të zgjidhet situata me 11 personat që mbahen në bur pas protestës së 31 marsit. Për këtë qëllim ka reaguar këshilli bashkiak I Kukësit.

Nëpërmjet një njoftimi shpërndarë për mediat Këshilli sqaron se nuk do të ndalen deri në përmbushjen e qëllimit të tyre, në heqjen e tarifës për Rrugën e Kombit. Deri në arritjen e këtij qëllimi, sipas këshillit do të ketë protesta të njëpasnjëshme.

Nga ana tjetër ata përshëndesin lirimin e disa nga protestuesit, ndërsa presin lirimin e të tjerëve./TPZ.AL

30124570_1705339249521680_2137819018101260288_n_copy.jpg