TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, ka komentuar deklaratën e Presidentit të Turqisë, Ergodan, se “populli i Kosovës do të largojë Ramush Haradinajn”.
Haradinaj shprehet se ai do të punojë që populli i Kosovës të jetë i lirë dhe sigurisht, populli merr vendimin se kur ai duhet të largohet.
Ylli Rakipi: Erdogan ka thënë se Ramushin do ta heqë populli i Kosovës. Ju si e perceptoni, keni ndonjë përgjigjie, si ndiheni për këtë?
Ramush Haradinaj – Është e vërtetë. Jetojmë në demokraci dhe e kam pranuar demokracinë, vij e shkoj, por do të ndihmoj popullin tim që të jetoje i lirë në demokraci.
Ylli Rakipi – Pra ju thoni që respektoni ligjin, demokracinë, dhe ai ka fjalët e veta. Domethënë, ju nuk ju kanë trishtuar fjalët e Presidentit Erdogan, që thotë se “Ramushin do ta heqë populli i Kosovës”.
Ramush Haradinaj – Nuk e kuptova.
Ylli Rakipi – "Populli i Kosovës do ta heqë Ramushin”, ju nuk ju kanë trishtuar këto fjalë?
Ramush Haradinaj – S’ka kush të më heqë tjetër veç populli i Kosovës, ai më heq kur e vlerëson.
/TPZ.AL/
Intervista e plotë
https://www.youtube.com/watch?v=LSEPzcZHmJk