TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin “Të PaEkspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi, foli edhe për arrestimin e gjashtë shtetasve turq, të konsideruar si “gylenistë”, por pa dijeninë e tij si kreu i Qeverisë.
“Po, është e vërtetë që nuk kam ditur gjë. Për këtë, kam shkarkuar ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimit.
Përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore? Janë mekanizma të tjerë që i gjejnë këto. Ne operojmë sipas ligjeve në Kosovë. Kush ka përgjegjësi, do ta mbajë. Unë kam marrë vendimin e drejtë. Mungesa e raportimeve nga ana e ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-t, bëri që unë t’i çoja ata në shtëpi. Qëllimi im është të forcoj Kosovën. Kjo është puna ime”.
Arrestimi i Gjyriçit pa dijeninë time? Rasti Gjuriç nuk është i ngjashëm me arrestimin e turqve. Sigurisht, që unë kam qenë në dijeni në arrestimin e Gjuriçit. Ishte i pamashmangshëm ndalimi i Gjuriçit me veprimet që ai bëri”, tha Kryeministri i Kosovës.