TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Ramush Haradinaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi, foli dhe për rritjen e rrogës së tij, por edhe për protestuesit kosovarë që vendosën disa dhjetëra kravata në rrugë, si kundërpërgjigje e aktit të marrë nga kreu i qeverisë së Kosovës.
Ylli Rakipi: Më bëri shumë përshtypje përgjigjia juaj që është shumë e hapur, kur një gazetar ju pyeti: ‘Pse sapo erdhët ju si kryeministër, e rritët rrogën tuaj?’ Dhe ju dhatë një përgjigjie shumë të hapur dhe shumë të qartë, që nëqoftëse unë nuk do rrisë rrogën, do të vjedhë për të blerë kostumin apo kravatën. Njerëzit protestuan për këtë që ndoshta edhe mund të mos protestonin.
Ramush Haradinaj: Po, mirë që kanë protestuar.
Ylli Rakipi: Ata varën dhe kravatat aty. Këtë e keni nga ato të varurat apo nga rritja e rrogës?
Ramush Haradinaj: Nuk mujta me e marr njërën prej atyre, edhe pse ishin të bukura.
Ylli Rakipi: Më pëlqeu përgjigjia juaj, ndaj e bëra këtë, ishte një përgjigjie e hapur dhe e drejtpërdrejtë.
Ramush Haradinaj: Kryeministri i një vendi, si këtu në Kosovë e ka pagën 1500 euro diku, ku paguan tatimet dhe mbesin 1300 të tuat dhe është shumë e vështirë me organizu nivelin që ke me këtë shumë.
/TPZ.AL/