TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 33-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Durrësit, pasi për Omar (Moris) Kadiun kishte një mandat kërkimi ndërkombëtar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftim i policisë
Ndalohet një tjetër shtetas në kërkim ndërkombëtar.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës ndalojnë një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë I dënuar me 12 vite burg.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar , kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Është ndaluar shtetasi: Omar(Moris) Kadiu 33 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Bergamos, Itali e ka dënuar me 12 vite burg për veprën penale” Marrëdhënie seksuale me të mitur ” parashikuar në nenet 81 dhe 609 të Kodit Penal Italian.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.