AKTUALITET, 5 Janar 2018, 17:50

Ish-Miss “Albania”, ironi me futbollistin: Patatja ime nuk do të jetë kurrë një pjatë dytësore

Duket se ka pasur një arsye tepër të fortë. Ish-Miss “Albania”, Erjona Sulejmani pas ndarjes së bujshme nga bashkëshorti i saj, mesfushori i kombëtares zvicerane Blerim Xhemaili, ka zbuluar një tjetër arsye që mund ta ketë shtyrë t’i japë fund martesës. Modelja ka hedhur një një postim në rrjetet sociale ku fshihet edhe një provokim i hapur dhe mund të hedhë dritë në shkakun e vërtetë të ndarjes,

“Patatja ime nuk do të jetë kurrë një pjatë dytësore”, shkruan Erjona në Instagram, një ironi që nëse e lexon mes rreshtash kupton se bëhet fjalë për tradhti. [gallery ids="25358,25357,49496,44226,44224,44223,44215,44219,44218,44220,44221,44216,44217,44222,49495,49491,27325,27326,25351,25350,24780,24786,24781"]