AKTUALITET, 5 Janar 2018, 18:46

Basha falenderon për herë të parë Ben Blushin, por edhe... (Fotogaleri)

Basha falenderon për herë të parë Ben Blushin, por edhe...

Kreu i Partisë Demokratike ka organizuar një pritje me njerëz të medias dhe politikës në kremtimin e 27 vjetorit të krijimit të gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike”, RD.

Në fjalën e tij Basha falenderoi themeluesit dhe gazetarët e parë të cilët punuan për ngritjen e një gazete ndryshe nga shtypi i kohës.

“Dua ta nis falënderimin me dy kryeredaktorët dhe bashkëthemeluesit, Frrok Çupi dhe Mitro Çela.

Po ashtu falënderoj edhe studentët gazetarë të cilët punuan vullnetarë: Blendi Fevziun, Ben Blushin, Armand Shkullakun e tj.

RD do të ketë përherë një vend të veçantë në historinë jo vetëm të PD-së por edhe të Shqipërisë. RD është nga të paktat media të lira. Është një ditë e reflektimit për lirinë e fjalës,” tha Basha.

[gallery ids="51370,51366,51367,51368,51369,51374,51373,51372,51371,51377"]