TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pedagogu dhe aktivisti, Arlind Qori, ka reaguar me një status ironik, pas heqjes së mandateve të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica nga KQZ. Sipas tij, këta persona janë futur në parlament, sepse janë frymëzuar nga hajdutët që kanë qenë gjithmonë aty dhe sot me të drejtë ndihen të diskriminuar që ligji i dekriminalizimit aplikohet vetëm mbi ta.
"Kur hajdutët pa kollare shohin se si parlamenti është dëng me hajdutë me kollare, mendojnë: "Epo një kollare larg qenkemi." Kështu blejnë një të bukur dhe futen brenda. Kur vjen pastaj puna te ligji i dekriminalizimit, që u heq mandatin se zbulon ndonjë dallaver të së shkuarës së tyre, ata me të drejtë mendojnë se këtu ka diçka me të futme: "Mos nuk u ka pëlqyer kollarja vallë?!'"
