TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ishte sot i pranishëm në festën e organizuar nga kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha, në kuadër të 27 vjetorit të gazetës “RD”.
Gjatë një prononcimi për mediat, Patozi tha se, aty kishte ardhur për përvjetorin e “Rilindjes Demokratike” dhe jo për Lulzim Bashën.
“Ditë e gëzueshme, ditë festive edhe i takon që të evitohen fjalët e hidhura por dua të them që sot nuk kam ardhur për Lulzim Bashën, por për gazetën Rilindja Demokratike.
Kam ardhur me bindjen jo thjeshtë si një ish-kryeredaktor i saj, si një gazetar i saj për shumë vite me radhë por më tepër si njëri prej njerëzve në Shqipëri që ka një koncept të qartë se çfarë ësthë liria e medias dhe çfarë është liria e shtypit për një vend demokratik”, deklaroi Patozi për mediat.
[gallery ids="51377,51374,51373,51372,51370,51371,51366,51367,51368,51369"]