AKTUALITET, 5 Janar 2018, 15:48

Caka dhe Bici, deputetët që zëvendësojnë Rakipin dhe Rehovicën në Kuvend

Caka dhe Bici, deputetët që zëvendësojnë Rakipin dhe

Pas heqjes se mandatit për dy deputetët e Kuvendit, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica nga KQZ, mësohet se kush janë dy deputetet që do i zëvendësojnë në Kuvend.

Përkatësisht Aqif Rakipi zëvendësohet nga Dritan Bici i cili ka qenë kryetar i Bashkisë së Gramshit.

Ndërsa deputeti i LSI-së në Berat, Gledion Rehovica zëvendësohet nga Silva Caka e cila vjen nga radhët e LSI, ku ka qenë deputete nga viti 2013 deri në 2017.

KQZ-ja votoi me 5 vota pro heqjes së mandateve, sipas kërkesës së Prokurorisë.