TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gledion Rehovica i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Aqif Rakipi i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, nga sot nuk do të jenë më deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Vendimi u morr nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Por, për ç’arsye iu hoq atyre mandati?
GledionRehovica, i njohur në Itali edhe me emrin Kusta Mina, është akuzuar për vjedhjen e një dyqani në shtetin fqinj në 27.02.1999.
Edhe deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi ka përdorur emër tjetër në Itali: Skënder Ejylbegaj. Ai akuzohet se, më 03.11.1998 ka kryer veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur në Itali, por emrin Skënder.
Edhe për Aqif Rakipin është pikërisht krahasimi i gjurmëve të gishtave, të kryera nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma, ato që e vërtetuan shkencërisht këtë.
/TPZ.AL/