AKTUALITET, 5 Janar 2018, 14:44

Deputetëve, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica u hiqet mandati nga KQZ

Deputetëve, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica u hiqet mandati nga KQZ

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur të ndërpresë mandatin e deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi dhe të deputetit të LSI-sëm Gledion Rehovica. Ky vendim i KQZ-së ishte unanim, me pesë vota pro heqjes së mandatit.

Vendimi erdhi pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë.  KQZ mori parasysh dokumentacionin e paraqitur nga prokuroria për dy deputetët. Sipas dokumentave të prokurorisë, deputetët nuk kishin deklaruar ndalimin që u ishte bërë në Itali vite më parë, për vjedhje dhe marrjen e sendeve të vjedhura. Për këtë qëllim ata preken nga ligji i dekriminalizimit.

Gjatë shqyrtimit në KQZ, avokatët kundërshtuan materialet e prokurorisë, por ato u cilësuan të vlefshme nga pesë anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

/TPZ.AL/