AKTUALITET, 5 Janar 2018, 14:38

Tre të plagosur në Institut, pamje nga vendi i ngjarjes,/VIDEO

Tre të plagosur në Institut, pamje nga vendi i ngjarjes,/VIDEO

Tre persona janë plagosur në zonën e Institutit këtë të premte. Një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Informacion paraprak i policisë

Më datë 05.01.2018, rreth orës 14.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e " Shkodrës", ka të shtëna me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën e “Shkodrës”, pranë "Nish Tulla nr.3" dhe urës së Institutit, dyshohet se është plagosur më armë zjarri shtetasi K.P., rreth 40 vjeç.

Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://youtu.be/nmihkNncGZs