AKTUALITET, 5 Janar 2018, 14:36

Spotify, një ide që sot vlen 19 miliardë dollarë

Kur Daniel Ek dhe Martin Lorentzon nisin të kristalizonin idenë e tyre për të ndërtuar një shërbim transmetimi video, muzike dhe podkasti, 11 vjet më parë, më 23 prill 2006, ndoshta nuk e kishin ndoshta parashikuar kurrë se kompania e tyre do të vlente sot 19 miliardë dollarë. Spotify u zhvillua nga startup-i Spotify AB në Stokholm, Suedi.

“Spotify” zyrtarisht u hodh në treg, më 7 tetor 2008, nëntë vjet më parë dhe sot ka 150 milionë përdorues, 70 prej tyre me pagesë, më shumë se kushdo shërbim tjetër muzikor. Bie fjala, Apple Music ka 30 milionë përdorues. /TPZ.AL/