AKTUALITET, 19 Janar 2018, 19:53

Humb kontrollin dhe përplaset më pemën, plagoset nëna e tre fëmijëve në Itali

Një grua shqiptare 20-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, mbeti e plagosur seriozisht në një incident rrugor pasditen e sotme në Trevi të Italisë.

Shqiptarja, e cila drejtonte një “Ford”, humbi kontrollin dhe goditi një nga pemët e shumta anës rrugës.

[caption id="attachment_58439" align="alignleft" width="170"] Simone Marineli[/caption]

Për fat mirë, shkruan Umbriajournal.com, aty kaloi një infermier i ndihmës së shpejtë italiane, i cili pasi lajmëroi në numrin 118 i dha ndihmën e parë shqiptares.

/TPZ.AL/