AKTUALITET, 19 Janar 2018, 14:19

Si u zbuluan 2 kg heroinë në Kapshticë

Si u zbuluan 2 kg heroinë në Kapshticë

Një sasie heroine është sekuestruar në pikën doganore të Kapshticës. Mësohet se lënda narkotike u gjet në një autobus dhe se sasia e sekuestruar është 2 kg heroinë.

Nuk është bërë publik identitetei i poseduesit të lëndës narkotike.

Ndërsa burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se droga u sekuestrua gjatë një operacioni ndërkombëtar pasi policia shqiptare kishte marrë informacion nga homologët për drogën.

Mësohet se droga u zbulua nga pala greke.

Fillimisht pala jonë kishte bërë kontrollin me skaner dhe të detajuar, por nuk kishte mundur të zbulonte dot gjë edhe pse kishte marrë informacionin. Më pas u njoftua pala greke e cila me skaner më të specializuar arriti ta zbulonte.