AKTUALITET, 19 Janar 2018, 17:37

40 milionë dollarë dëme vetëm në tre muaj, kallëzohen në prokurori 72 biznesmenë

40 milionë dollarë dëme vetëm në tre muaj,

40 milionë dollarë dëme nga 54 biznese në vetëm tre muaj: tetor-dhjetor 2017!

Drejtoria e Tatimeve ka kallëzuar në prokurori 72 persona të cilët po hetohen ne gjendje të lirë për krime të skemave të mashtrimit me TVSH-në, fshehje e të ardhurave dhe mospagim taksash dhe tatimesh.

Në katër raste të skemave të mashtrimit me TVSH-në, ku nën akuzë janë vënë 21 persona, hetimi tatimor zbuloi një dëm rreth 304 milionë lekë të reja (rreth 2.9 milionë dollarë)

12 raste janë referuar për fshehje e të ardhurave me një dëm rreth 800 milionë lekë (rreth 7 milionë dollarë).

Për mospagim taksash dhe tatimesh janë referuar 21 raste dhe buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej rreth 3 milardë lekësh të reja (rreth 27 milionë dollarë).

 /TPZ.AL/