TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen të tjera detaje nga operacioni i koduar “Avokati” që çoi në pranga një avokat të njohur në kryeqytet për mashtrim e vepra të tjera penale.
“BalkanWeb” bën me dije se avokati Gazmir Xhurxhi, 35 vjeç banues Tiranë i ka marrë 17 milion lekë klientit të tij H.D duke i dalë garant se do t’i dorëzonte në bankë pasi të negocionte për të shtyrë afatin e kredisë që klienti i tij kishte marrë.
Me të marrë paratë nga klienti, Xhurxhi e siguroi këtë të fundit se marrëveshja me bankën ishte arritur dhe se pas pagesës së 17 milion lekëve klienti nuk kishte për të paguar këste për një vit. Mashtrimin e avokatit klienti H.D, 59-vjeç nga Klosi e ka kuptuar vetëm në momentin që Përmbarimi shkoi për t'i marrë pronën e lënë për kolateral.
Kujtojmë se mbi avokatin rëndojnë akuzat për “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, ndërsa çështja është në dorën e prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.