AKTUALITET, 19 Janar 2018, 19:28

Artan Hoxha flet për shpërthimin në Shkodër: Ja çfarë ndodhi

Artan Hoxha flet për shpërthimin në Shkodër: Ja

Gazetari Artan Hoxha, në emisionin "Java" në RTSH u shpreh se atentati me tritol në Shkodër ku pati afro 8 të plagosur, për nga skenari, është i njëjtë thuajse me bombën që shpërtheu te VEFA. Sipas tij, vetëm mrekullia ka shpëtuar jetët e njerëzve nga ai shpërthim, i cili mund të kishte qenë fatal.

“Personi ndaj të cilit është bërë atentat është i dënuar me 18 vite në Itali për trafik droge. Drejtësia shqiptare nuk e ka ekstraduar. Kjo shpreh dhe nivelin e korruptuar të drejtësisë. Ajo që bie në sy janë edhe disa vrasje tipike mafioze me armë me selenciator. Viktima më të shumta kanë qenë emigrantët. Mund të ketë dhe çështje larje hesapesh, por fakti është se jemi para vrasjeve tipike mafioze”, u shpreh Hoxha.