TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Legjenda e Brazilit Pele është në spital pas rrëzimit për shkak të lodhjes.
77-vjeçari udhëtoi në Londër këtë fundjavë për një darkë të mbajtur në nder të tij nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit.
Pele - i vetmi lojtar për të fituar tre Kupat e Botës – kreu një sërë testesh që dëshmuan edhe mbilodhjen e tij, por mjekët pas terapisë intensive thanë se ai nuk ka ndonjë gjë serioze.
Pele është dërguar në spital për problemet e veshkave dhe prostatës në vitet e fundit.
I konsideruar gjerësisht si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, ai shënoi 1,281 gola në 1,363 paraqitje gjatë karrierës së tij 21-vjeçare, duke përfshirë 77 gola në 91 paraqitje për Brazilin.
Pele e ndihmoi Brazilin e tij të fitojë Kupat e Botës 1958, 1962 dhe 1970 dhe u emërua Lojtari i shekullit të FIFA-s.
/TPZ.AL/
[gallery ids="58362,58360,58361,58367,58366,58365,58364,58363"]