AKTUALITET, 19 Janar 2018, 16:03

Shqiptarët , “kokat e trafikut” në Francë, zbardhet skema që përdorin

Shqiptarët , “kokat e trafikut” në Francë, zbardhet

Biseda telefonike e regjistruar nga policia është e qartë. Është një shkëmbim ndërmjet trafikantëve. I pari, në Saint-Etienne, sapo i është kthyer bashkëbiseduesit të tij, në Ballkan, një shitës rruge për të cilin ai ishte i pakënaqur. Të dy burrat nuk janë të shqetësuar. "Në Shqipëri, të gjithë janë gati të vijnë e të bëjnë këtë punë. Domethënë të shesin drogë në Saint-Etienne”.

Biseda e publikuar nga gazeta franceze “Le Progress”, i referohet një shqiptari, Erald Dine, i konsideruar si “tête de trafic” (koka e trafikut), përmes të cilit është zbuluar edhe mënyra e re si bëjnë shqiptarët trafikun dhe tregtinë e drogës në Francë.

Pasi kishte punuar nën urdhrat e një trafikantit të fuqishëm me qendër në Ballkan, Dine kishte blerë listën e kontakteve telefonike të klientëve nga Saint-Etiennë për një shumë prej 7500 euro për njëqind kontakte, dhe kishte filluar ai vetë të punonte për hesapin e tij.

Shqiptari kishte ndjekur një strategji të mirëmenduar: çdo muaj trafikonte në një rrugë të re, dhe rregullisht kishte një numër telefoni të ri, por klientela mbetej e njëjtë. Për të paktën shtatë muaj: nëntor 2016 deri në prill 2017, skema kishte funksionuar më së miri.

Dine ishte nisur nga Shqipëria drejt Italisë, ku edhe ishte rekrutuar atje për të shitur drogë në Saint-Etiene. Fitonte nga 1500 deri në 2000 euro në muaj, ndërkohë që kur filloi të punonte për vete nisi të fitojë 45 mijë euro në muaj.

Tashmë, shqiptari duhet të përballet me vendimin e drejtësisë franceze. Një dënim i rëndë: gjashtë vjet burg, plus një gjobë prej 50 mijë eurosh.

 

/TPZ.AL/