TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike hodhi poshtë si të pavërteta akuzat e deputetit Bashkim Fino, njëherësh edhe kandidat për president i Federatës Shqiptare të Futbollit, në zgjedhjet e 7 shkurtit 2018.
“Partia Demokratike përgënjeshtron si të pavërtetë deklaratën e kandidatit të PS për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino. Është shpifje ajo çfarë Bashkim Fino e tregon si shqetësim, se kreu i opozitës ka ndërhyrë në Gjykatën e Tiranës për të ndikuar në mënyrë të paligjshme procesin e zgjedhjeve në Federatë”, thuhet në deklaratën e selisë blu.
PD thekson se, “në vend të kësaj shpifjeje, Bashkim Fino duhet të shqetësohej se gjykatat janë nën presionin e vazhdueshëm të bosit të tij, Edi Rama dhe po lirojnë nga burgu dhe nga fajësia kriminelët, më të cilët Rama ndan pushtetin, Lul Berishën, Emiljano Shullazin, trafikantët e kokainës së “Xibrakës”, Armando Prengën, Mark Frrokun”.
Partia më e madhe e opozitës e konsideron Finon një vegël të Edi Ramës.
“Bashkim Fino nuk shqetësohet për këtë, sepse ka pranuar të jetë vegla e Edi Ramës, që përveç Prokurorisë, gjykatave, policisë, krimi të kapë edhe Federatën e Futbollit. Ai është pjesë e një farse politike, që ka për qëllim të kthejë Federatën Shqiptare të Futbollit në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të Edi dhe Olsi Ramës, si dhe kriminelëve më të cilët mbajnë pushtetin”.
Së fundi edhe një kujtesë për ish-sekretarin organizativ të PS-së.
“Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk ka asnjë mjet për të ndikuar përveç sheshit! Më 27 Janar Lulzim Basha do të jetë në shesh së bashku me mijëra demokratë e socialistë të ndershëm! Për këtë shqetësohu Bashkim!
/TPZ.AL/