TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Guxoi të hynte në Itali me një pasaportë të falsifikuar, ku ishte fotoja e tij, por me një emër tjetër, por sapo zbriti në aeroportin e Capodichino me një fluturim nga Shqipëria, policia italiane e identifikoi dhe i vuri prangat 38-vjeçarit Eduard Veizi.
Shqiptari ishte i dënuar në vitin 2012 nga Gjykata e Frozinones, për vjedhje, por ai kishte mundur të arratisej, ndërkohë që karabinierët arrestuan në atë kohë vetëm vëllain e tij.
Sipas Ilmatino.it, tani Eduard Veizi, pas arrestimit ndodhet në burgun e Poggioreale.
/TPZ.AL/