AKTUALITET, 19 Janar 2018, 17:20

“Revolucioni Marku”, ngrihen dy drejtori të reja hetimore

“Revolucioni Marku”, ngrihen dy drejtori të reja hetimore

Pas rokadës me zëvendësimin e drejtuesve të prokurorive të komanduar në rrethe, kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur këtë të premte dhe urdhrin për ngritjen e dy drejtorive.

Ato janë Drejtoria e Hetimit për të Miturit si dhe Drejtoria e Inspektimit të Prokurorisë.

Këto dy drejtori do të sjellin riorganzimin e punës në institucionin e akuzës me të miturit pas hyrjes në fuqi të Kodit Penal për të miturit si dhe me anë të inspektimit do të trajtohet çdo rezultat i prokurorëve për çështjet që ata ndjekin.

/TPZ.AL/