TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se nuk është vetëm Saimir Tahiri përgjegjës për trafikun drogës së Habilajve.
“Zhurma është e madhe dhe ngajrja vijon të mos ketë përmasat e veta. Efektin që ka pasur në media ka qene i madh, por flas për ngjarjen reale e cila është tjetër gjë. Pra fenomeni kanabis në vitin 2016. Sot duket sikur maja e narkotikeve ka qene Tahri, por nuk është ai kreu dhe kapua. Ai është një nga hallkat e sistemit. Prokuroria duhet të conte edhe një kerkesë për Haki Çakon, pasi nuk është normale të shkarkohen 10 punojës në polici. Kreu i piramidës është Haki Çako.”- tha Hoxha.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje nga operacioni i sotëm i policisë në kuadër të operacioneve antidrogë në Vlorë, ku u arrestua një person. Hoxha tha se personi i arrestuar është Nazer Sehiti, i shpallur në kërkim edhe nga autoritetet italiane. Operacioni antidrogë është shtrirë në fshatrat në Velçë dhe Drashovicë, pasi mendohet se janë bazat e Habilajve, të arrestuar pak ditë më parë në Itali për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
“Kemi bërë bashkimin e dosjes 2016 dhe bashkim i dosjes tjetër. Qëllimi i policisë ishte të arrestoheshin 4 persona. U arrestua Nazer Sehiti, i shpallur në kërkim nga policia italiane. Unë thash se kemi të bëjmë me 5 grupe, janë kultivuesit e kanabisit në jug.”, tha Hoxha./TPZ.AL/