AKTUALITET, 1 Dhjetor 2018, 12:23

Horror, babai vret 2 vajzat dhe gruan, më pas i ngarkon në makinë/ VIDEO+FOTO

Babai ka rrëfyer detaje të tmerrshme se si i vrau gruan shtatzënë dhe dy vajzat e vogla në SHBA.

Fillimisht ai denoncoi se i ishte zhdukur gruaja me fëmijët, por më pas u zbulua krimi makabër, ai vete i kishte vrarë dhe groposur. Gruan në një varr të ceket, kurse vajzat në dy cisterna naftë në vendin ku ai punonte.

Daily Mail ka publikuar edhe një video marrë nga kamerat e sigurisë që tregon se si Chris i ngarkoi një e nga një trupat e pajetë të familjes së tij në një kamionçinë. Pamjet janë marrë më 13 gusht pasi ai kreu me gjakftohtësi vrasjet.

Nga video duket se si ai afron makinën dhe fut në të trupat e gruas së tij Shanann dhe vajzave, Bella, 4-vjeçe dhe Celeste, 3-vjeçe.