AKTUALITET, 1 Dhjetor 2018, 09:45

Kapet gomonia me 1.5 tonë drogë në Itali, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Kapet gomonia me 1.5 tonë drogë në Itali, dyshohet se vinte nga

Mbrëmjen e djeshme policia italiane ka kapur në Bari një gomone me 1.5 tonë drogë dhe ka arrestuar dy persona.

Autoritetet italiane dyshojnë se ngarkesa e drogës me vlerë 14 milionë euro ishte nisur nga Shqipëria, ndërsa dy personat e arrestuar ishin korrierët.

Gomonia u zbulua në bregun e Torre Canne, ishte e pajisur me dy motorë të fuqishëm.

Dy të rinjtë e arrestuar janë nga Brindisi i Italisë.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. TPZ.AL