AKTUALITET, 1 Dhjetor 2018, 09:30

‘Po mbytet, ndihmë’, vëllezërit shqiptarë i shpëtojnë jetën të riut

‘Po mbytet, ndihmë’, vëllezërit shqiptarë i

Dy shqiptarë bëhen “heronj” në Austri, teksa i shpëtojnë jetën një të riu që ishte duke u mbytur.

Ngjarja ka ndodhur në pishinën e mbuluar të Aqua Nova në Wr. Neustadt të Austrisë: Një 23-vjeçar po rrezikonte të mbytej, por në sekondën e fundit u shpëtua nga dy djem shqiptarë, shkruajnë mediat e huaja.

I riu 23 vjeç ishte zhytur në pishinë, por papritmas rrezikoi jetën. Për fat ndërhynë në kohë Ideali (20) dhe Leutrim Kuburja nga Pottenstein (Baden).

Ngjarja ndodhi kur kujdestari i pishinës po diskutonte me një vizitor, kur një afgan 23-vjeçar u fut në pishinën sportive dhe rrezikoi jetën.

“Papritmas vëllai im bërtiti se dikush po mbytej dhe u hodh në ujë pa u menduar. Edhe unë notova deri te ai dhe pastaj e tërhoqëm së bashku me vëllain tim nga uji”, thotë 20-vjeçari, Ideal Kuburja, i cili aktualisht është duke bërë shërbimin civil për infermieri në Ebreichsdorf, informon Albinfo.ch.

“I riu ishte fundosur, kështu që menjëherë e nxora nga uji dhe e vendosa në pozitë të përshtatshme, pastaj ai nxori shumë ujë nga goja”,-përshkruan ai minutat e ankthit.

Një infermiere e rastësishme erdhi në ndihmë dhe që të dy u përkujdesën deri në ardhjen e ambulancës. Ai është shtruar në një spital në Ër. Neustadt.