TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur lajm të hidhur ndarjen nga jeta të ish-Presidentit amerikan, George H.W. Bush.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PD shkruan se shqiptarët do t’i jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri e Kosovë.
“Mendimet e lutjet e mija janë me familjen Bush dhe popullin amerikan,” shkruan Basha.
“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e ish Presidentit të SHBA George HW Bush. Shqiptarët do ti jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë.
Mendimet e lutjet e mija janë me familjen Bush dhe popullin amerikan. U prehtë në paqe!”-shkruan Basha.