AKTUALITET, 1 Dhjetor 2018, 11:03

Tifozët përleshen pas derbit Partizani-Tirana/ VIDEO

Tifozët përleshen pas derbit Partizani-Tirana/ VIDEO

Edhe derbi i djeshëm mes Partizanit dhe Tiranës nuk kaloi pa incidente.

Pasi u mbyll sfida me fitoren 2-1 të Partizanit, tifozët e të dyja ekipeve janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin kur kanë dalë nga stadiumi.

Gjithçka ndodhi në kryqëzimin e 21 dhjetorit.

Mes palëve ka pasur flakadanë të hedhur, çka ka shkaktuar edhe panik te kalimtarët përreth.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërkohë që ka edhe të arrestuar.