TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 11 vjeçar me iniciale S.P., është zhdukur nga banesa në Gramsh.
Sipas policisë ka qenë 52 vjeçarja me iniciale F.K., banuese në Gramsh ajo që ka bërë kallëzim për largimin e nipit të saj nga shtëpia.
Largimi i 11 vjeçarit ka alarmuar familjarët, ndërkohë Policia njofton se po punohet për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29. 11. 2018, shtetasja F. K., vjeç 52, banuese në Gramsh, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa nipi i saj, shtetasi i S. P., vjeç 11, banues në Gramsh.
Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. TPZ.AL