TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu e ka cilësuar vendim diskriminues ndaj shumicës së qytetarëve bllokimin e importit të makinave me prodhim mbi 10 vite.
Për vendimin që do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2019-ës, ai thotë se është nxitur nga grupe klienteliste.
Deputeti i PD-së sugjeron të tjera masa për përmirësimet ambientale.
Reagimi i Tritan Shehut:
Nje vendim diskriminues financiar ndaj shumices se qytetareve, pa perfitim te ndjeshem ambiental, i nxitur nga grupe klienteliste, ai i bllokimit te importit te makinave me prodhim mbi 10 vite, do te hyje ne fuqi si sot nje muaj.
Favorizimi i makinave te reja realizohet me lehtesira fiskale e jo duke penalizuar popullesine tone, me te varfer ne Europe.
Ndersa per permiresimet ambjentale duhet te aplikohen se pari te tjera masa:
1-Per sigurimin e standarteve europiane ne cilesine e karburanteve.
2-Per normat e kontrollet teknike reale te automjeteve.
3- Per ndalimin e plote te importit te gomave te perdorura.
Te treja keto jane thellesisht te komprometuara apo te deformuara nga nivelet e larta te korrupsionit ne qeverisje.
4-Per ndertimin e permiresimin e rrugeve, si dhe lehtesimin e trafikut ne qytete, gjera per te cilat gjendja po perkeqesohet.
Mos aplikimi njeherazi i ketyre masave e bejne kete nje pseudo vendim ambjental, qe vetem demton shumicen e qytetareve e perkon me interesat e disa grupeve biznesi te lidhura me Rilindjen. TPZ.AL