AKTUALITET, 1 Dhjetor 2018, 11:51

“Ka mënyra të ligjshme për të hyrë në Britani”. Dështon për herë të dytë përpjekja e të riut shqiptar

“Ka mënyra të ligjshme për të hyrë në

Një 25-vjeçar shqiptarë po përballet për herë të dytë me dëbimin nga Britania e Madhe pasi kishe hyrë në mënyrë ta paligjshme në këtë shtet.

Këtë herë ai kishte blerë me një vlerë prej 250 paund një kartë identiteti greke false, dhe më të njëjtën metodë si herën e parë shqiptari pranoi se kishte hyrë në vend në mënyrë të paligjshme duke qëndruar i fshehur në anën e pasme të një kamioni.

25-vjeçari u ka treguar autoriteteve britanike se nuk kishte mundur të gjente një punë në Shqipëri që në momentin kur ndërpreu shkollimin dhe se kishte depërtuar atje në kërkim të një jete më të mirë. Sipas gjykatës kjo nuk përbënte vepër penale për të cilën i riu të dënohej.

Por pas ndalimit, policia ka ushtruar edhe një kontroll në shtëpinë e tij e cila ndodhej në rrugën Duesbery, në perëndim të Hull.

Gjatë kontrollit ka rezultuar se 25-vjeçari dispononte një sasi të vogël droge e cila iu gjet në banesë.

Kjo nxiti dyshimet e policisë për të bërë hetime më të hollësishme nga të cilat u zbulua edhe identiteti i tij i rremë.

Teksa dha dënimin me 1 vit burg, gjykatësi tha: “Jam shumë i hapur për të pranuar që ti je një person që kërkon një jetë më të mirë për veten, për të mbështetur familjen në Shqipëri dhe që do t’i vësh në përdorim kualifikimet që ke arritur në Shqipëri kur ishe në shkollë, por ka mënyra të ligjshme për ta bërë një gjë të tillë”.

I riu nga Shqipëria pritet të deportohet pasi të ketë shlyer një pjesë të dënimit, ose pasi ta ketë përfunduar atë.