TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur sot pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të SHBA, George H.W. Bush.
Me një shënim në rrjetin social Twitter, Meta e çmon atë jo vetëm si një burrë të madh shteti dhe mbështetës të lirisë, por një mik të shtrenjtë të shqiptarëve.
Mesazhi i Metës:
Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të #Presidentit të 41 të #SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i #lirisë.
Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i #shqiptarëve. #RIP.