TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme Gjykata e Tiranës pritet të japë masën e sigurisë për dy protestuesit e Unazës së Re, Kujtim Ylli dhe Romeo Lula.
Të dy akuzohen për “Organizim, pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengim i qarkullimit të mjeteve dhe transportit”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Kujtim Ylli dhe Romeo Lula u prangosën pas protestës së pasdites të 29 nëntorit, ku protestuesit prishën sinjalistikën rrugore dhe rrethimin e kantierit të punimeve për Unazën e Madhe.
Përveç dy banorëve të mësipërm ka nisur procedim penal për 20 persona të tjerë, nga mosha 15 deri në 62 vjeç.
Protestuesit akuzohen se në bashkëpunim kanë organizuar një tubim të paligjshëm, bllokim të aksit rrugor për rreth 60 minuta, dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore. Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave, kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës reale të tregut. TPZ.AL