AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 14:09

'Hijenat sociale', këngëtarja shqiptare reagon për Elvana Gjatën

Pas ngjarjes së ndodhur në lokalin në Ish Bllok të premten e shkuar, këngëtarja Elvana Gjata ka qenë më shumë se kurrë në qendër të vëmendjes.

Shkak kjo pasi në këtë ngjarje kriminale me një person të vrarë dhe dy të plagosur u përfshi dhe I dashuri I saj biznesmen.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhej dhe Elvana. Teksa sulmet ndaj saj nuk kanë sosur dhe vetë këngëtarja u largua nga Shqipëria, Albërie Hadërgjonaj I ka dalë në krah.

“Kjo është Elvana. Të tjerat janë vrer i “hijenave të rrjeteve sociale”, ka shkruar ajo në një postim në Instastory./ Gazeta Express/