TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët tha se regjistrimi i bisedës midis Agron Xhafaj dhe Albert Veliut i njohur si “Babalja” është i vërtetë.
Sipas kreut të opozitës asnjë fakt nuk ka ndryshuar në video dhe zëri është i pamanipuluar. Më tej akuzoi Prokurorinë se ka nisur hetim për Agron Xhafaj pa e marrë atë në pyetje.
Deklarata:
Regjistrimi është i vërtetë sado të përpiqen të manipulojnë nuk do ia dalin. “Babalja” është i vërtetë, ndërsa aktori është lojë e Ramës.
Në Angli është çuar një kopje të materialit të marrë nga mediat. Kjo është e qëllimshme për të ulur cilësinë e zërit. Kampionet e zërit të Agron Xhafajt janë marrë në cdo lloj shkelje te procedurave. Dhe kanë qenë të dobëta. Ekspertiza private angleze, e dyta se në Romë s’u merr vesh, nuk përjashton mundësinë qe të jetë Agron Xhafaj.
Nuk i kanë sekuestruar pamjet filmike në lokal, por thotë se i ka mbikëqyrur dhe s’ka gjetur gjë interesante për hetimin. Ndërsa aktori është një lojë banale dhe e trashë e krerëve të policisë dhe prokurorisë nën udhëzimin e Xhafës e Ramës.
VIDEO:
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/559764457802536/?t=4
TPZ.AL