AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 13:07

Basha: Rruga që do të ndjekim për rrëzimin e Ramës është...

Basha: Rruga që do të ndjekim për rrëzimin e Ramës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar para gazetarëve planin e opozitës shqiptare për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sipas Bashës roli i opozitës nuk është thjeshtë te denoncojë, por edhe të paralajmërojë shqiptarët për situatën ku ndodhen Kryedemokrati tha se u takon shqiptarëve të vendosin për këtë rrugëdalje.

Deklarata:

Roli ynë si opozitë nuk është thjeshtë të denoncojmë. Jemi në gjendjen e një grushti shteti, për të mbuluar veprimtarinë kriminale.

Duhet t’i mësojmë shqiptarët rrugëdaljet për shqiptarët nga rruga e krimit. Kjo rrugëdalje u takon të gjithë shqiptarëve. Fund të fundit po bëjmë me një grup njerëzish që po vuajnë varfërinë arrogancën. Qëllimi nuk është vetëm largimi, por rikthimin në një shoqëri normale.

Në një drejtësi që bën punën e saj e pacënuar apo e kërcënuar nga kriminelët. TPZ.AL