AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 14:10

Përplasen 2 makina në Kukës, plagosen 4 persona

Përplasen 2 makina në Kukës, plagosen 4 persona

Gjatë paradites së sotme në Kukës dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar katër persona të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur hyrja e spitalit, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B.K., 26 vjeçari me makinën tip “Benz” ndërsa drejtues ishte 24 vjeçar me iniciale A.S.

Nga përplasja e makinave është plagosur lehtë edhe F.L., dhe 70 vjeçari me iniciale R.K.

Ata janë transportuar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.10.2018, në hyrje të spitalit, Kukës, janë përplasur dy mjete, mjeti tip “Benz ML”, me drejtues shtetasin B.K., 26 vjeç, me mjetin “Benz” me drejtues shtetasin A.S., 24 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit shtetasi A.S., dhe pasagjeri F.L., banues në Kukës, si dhe dy pasagjeret e mjetit tjetër, shtetaset T.T., rreth 68 vjeçe dhe R.K., rreth 70 vjeçe, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. TPZ.AL