TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia greke ka sekuestruar 58 kg marijuanë në kufirin Greko-shqiptar.
Operacioni është realizuar në zonën e Kozanit, në momentin që dy trafikantët shqiptar përkatësisht 51 dhe 29 vjeç, po kalonin kufirin e gjelbër me një mjet tip “Volkswagen”.
Gjatë kontrollit droga ishte ndarë në 47 pako me 58 kg 280 gram marijuane. 51 vjeçari shërbente si shofer i mjetit të mbushur me drogë ndërsa 29 vjeçari e shoqëronte. Rezultoi se i riu ishte futur ilegalisht në kufirin grek, ai tentoi të gënjente duke treguar pasaportën me një vulë false.
Përveç drogës policia sekuestroi 2 celularë me 2 karta SIM, 240 euro dhe 2500 lek shqiptare. TPZ.AL