AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 13:44

Manjani: Trafiku dhe vrasjet s’janë më krime në Shqipëri

Manjani: Trafiku dhe vrasjet s’janë më krime në

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar se trafiku dhe vrasjet në ambiente publike nuk quhet më krim i rëndë në Shqipëri. Përmes një postimi në “Facebook” Manjani shkruan se krim i rëndë sot quhet e folura kritike ndaj qeverisë “Rama”.

Krim i rëndë sot quhet e folura kritike ndaj qeverisë!!!

E drejta për të blasfemuar ndaj pushtetit është thelbi i lirisë së shprehjes, sipas Konventës Europiane të të drejtave të njeriut.

Ndërsa konventa inter-kontinentale e Edvin Rilindasit kritikën e quan shpifje, inskenim, mashtrim, babale ejt...!!”-Deklaron Manjani.

Manjani kritikon qeverinë se konventa inter-kontinentale e Ramës kritikën e quan shpifje, inskenim, mashtrim.

Statusi i plotë:

Si erdhi koha?!

Krim i rëndë sot nuk quhet më trafiku, as vrasjet në mjedise publike. Korrupsioni dhe abuzimi me detyrën jo e jo!

Krim i rëndë sot quhet e folura kritike ndaj qeverisë!!!

E drejta për të blasfemuar ndaj pushtetit është thelbi i lirisë së shprehjes, sipas Konventës Europiane të të drejtave të njeriut.

Ndërsa konventa inter-kontinentale e Edvin Rilindasit kritikën e quan shpifje, inskenim, mashtrim, babale ejt...!!

Ndërkohë krimet e skandalet kriminale që bëjnë vetë i kanë në themel të kushtetutës, konventave e kodeve të tyre të posaçme.

Në bazë të neneve të këtyre kodeve kriminale, urdhëron Krimet e Rënda ta hetojnë ata që flasin!!

Dhe këta të fundit zbatojnë urdhërat...

Hë ta lumsha o pushtet!

Rroftë ish reforma në drejtësi...

TPZ.AL