TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Britanisë së Madhe ka dhënë masën e sigurisë për 33 vjeçarin Shkëlqim Muça, pasi u arrestua me 7.32 kg kanabis.
Përvec drogës shqiptari drejtonte makinën pa patentë e sigurim. Ai u kap në datën 2 shtator nga policia e “North Yorkshire”. Autoritetet angleze gjetën në makinën që drejtohej nga shqiptari 7.32 kg kanabis. Mediat britanike shkruajnë se nëse shitej me doza të vogla vlerësohet se do të gjeneronte rreth 70.000 paund.
33-vjeçari ndodhej në Angli prej 6 vitesh ku punonte në një lavazh në të zezë. “Ai mund të dëbohet në çdo moment si një emigrant ilegal në vend”, shtoi Gjykata.
Shkëlqim Muça ka emigruar në Britani para 6 vitesh, punonte në një lavazh në të zezë. Rrezikon të dënohet edhe si emigrant ilegal në Britaninë E madhe. TPZ.AL