AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 12:43

Basha: Prokuroria e Krimeve të Rëndë është kthyer në celulë kriminale

Basha: Prokuroria e Krimeve të Rëndë është kthyer

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit me gazetarët ka akuzuar Prokurorinë se është kthyer në celulë kriminale.

Më tej Basha tha se me ardhjen e kryeprokurores Arta Marku dhe emërimin e Donika Prelës po shkatërrohen të gjitha hetimet për kriminelët duke i lënë ata të lirë të veprojnë.

Kryedemokrati nuk la pa akuzuar as ministrin Fatmir Xhafaj si peng të krimit të organizuar.

Deklarata:

Prokuroria është kapur nga pushteti, kryeprokurorja Arta Marku është vendosur hapur në krah të krimit. Prokuroria është shpartalluar me emërimin e Donika Prelës, krahu i djathtë i Xhafës. Është kthyer në një celulë që shkatërron hetimet ndaj kriminelëve. Kjo është detyra që ka marrë përsipër celula e krijuar te Prokuroria.

Po ashtu kreu i opozitës akuzoi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se nuk ka rezultate pasi është peng i kriminelëve.

Ministri Xhafaj është kthyer në figurë qesharake, që krekoset duke premtuar që policia do bëjë kërdinë. Por rezultatet janë zero se Xhafaj është peng i krimit.

Kur s’je i sigurtë as aty që kanë shtëpitë 3-çereku i qeveritarëve, kjo tregon që s’je më i sigurtë fare në Shqipëri. Kjo ndodh se kriminelët dhe vrasësit janë të lirë. Në çdo vend normal, këta janë në burg. Por këtu janë të lirë, këtu sillen si biznesmen, si deputetë e si pushtetarë. Të dalë dikush të shesë në rrugë ushqime, shiheni çfarë i bën shteti, 2 metra më tutje janë gangsterët me armë të Edi Ramës. Më thoni çfarë investimi është bërë në Shqipëri, çfarë kemi ne një burim të ardhurash përveç drogës?

Kemi një shkatërrim total të organeve të zbatimit të ligjit. Arsyeja kryesore është mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin, krimi mbrohet e mbështetet nga Rama.

Pas këtyre lajmeve që kanë tronditur vendin, çdo qeveri do të kishte marrë masa, por këta e kane mendjen te shitësit ambulantë. Krimi jo vetëm goditet, por inkurajohet se po shfrytëzon frytet e tij. Janë rehat fare. Ligji anti-mafia që është në fuqi prej vitit 2008 nuk funksionon fare. TPZ.AL