TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas dhunimit të dy të rinjve shqiptarë në Serbi ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në “Facebook” poston foton e Çlirim Malokut, njërit prej të dhunuarave që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
19-vjeçari punonte si bukëpjekës në Novi Sad, ndërsa dëmtime ka marrë në pjesën e kafkës. Për ish-kryeministrin, ky është një akt racist i ushtruar ndaj të rinjve, të cilët thjesht po flisnin në gjuhën e nenës.
Postimi i Berishës:
Nje akt dhune raciste e denueshme!
Rrihen shtazerisht ne Novi Sad dy te rinj shqiptar per fajin se po flisnin shqip!
Te dashur miq, Qendra Rajonale e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prizren (KMDLNJ),informon se nje grup prej 4-5 serbesh kane sulmuar dje dhe goditur kafsherisht dy te rinj shqiptar, Çlirim Maloku 19 vjeç ( i riu ne foto) bukpjekes me pune ne ate qytet, i cili po lufton me vdekjen ne spital dhe shokun e tij ne gjendje jo te rende.
Duke uruar sherim te plote viktimave te ketij akti racist, kriminal çnjerezor dhe primitiv, ju bej thirrje autoriteteve zyrtare te vendosin menjehere para ligjit autoret dhe nxitesit e ketij krimi te shemtuar. Sb.TPZ.AL