AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 13:48

"Babalja", gjykata: Burg Alizotit, detyrim paraqitje Olldashit

"Babalja", gjykata: Burg Alizotit, detyrim paraqitje Olldashit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masat e sigurimit personal për “çështjen Babale”.

Avokati i gazetarit Jetmir Olldashi ka kërkuar që Krimet të shpallin mos kompetencë për çështjen. Por, kërkesa u rrëzua nga gjyqtarja Liljana Baku.

Pas seancë avokati tha për mediat se nuk eksitojnë elementë të veprës penale për të cilën akuzohet klienti i tij.

Masat

“Arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga nenet 305/25 dhe 297 të K. Penal.

“Arrest në burg” për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.