BOTA, 12 Shtator 2018, 09:50

Helmimi i Skripal, Putin: Të dyshuarit nuk janë “kriminelë”

Helmimi i Skripal, Putin: Të dyshuarit nuk janë

Pas publikimit të të dhënave për dy agjentët rus të dyshuar si autorët që helmuan ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia ka ardhur reagimi i Vladimir Putinit. Sipas autoriteteve britanike ata i përkasin Shërbimit Inteligjen Ushtarak rus (GRU).

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov janë qytetarë të thjeshtë e do të tregojnë nëse kanë dijeni për ngjarjen.

Skirpal dhe vajza e tij Yulia janë helmuar në Sallsbëri në muajin mars me agjent nervor.

“Ne e dimë kush janë ata dhe i kemi gjetur”, u shpreh Putin në qytetin lindor, Vladivostok.

“Shpresojë se ata do shfaqen dhe do t’i tregojnë të gjitha. Kjo do të ishte më e mira për të gjithë. Nuk ka asgjë të veçantë këtu, asgjë kriminale, ju siguroj. Do ta kuptojmë në një të ardhme të afërt”, tha Putin.

Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Kanadaja janë pajtuar me Mbretërinë e Bashkuar se Qeveria Ruse “pothuajse me siguri” ka miratuar helmimin me Noviçok në Sallsbëri. Ata i kanë bërë thirrje Rusisë të shpalosë në tërsi programin e saj me Noviçok. TPZ.AL