BOTA, 5 Shtator 2018, 09:51

Pamje apokaliptike, tajfuni shkatërron gjithçka në Japoni

Pamje apokaliptike, tajfuni shkatërron gjithçka në Japoni

Nuk kanë të ndaluar fatkeqësitë natyrore në Japoni, më shume se 100 makina të përfshira nga flakët pasi Tajfuni Jebi goditi Japoninë Perëndimore të martën, duke vrarë të paktën 30 persona.

Tajfuni është më i fuqishmi që ka goditur Japoninë në një çerek shekulli, me erërat që arrijnë më shumë se 135 milje për orë.

Çatitë e shtëpive, pallate apo dhe ura, kanë pësuar dëme të mëdha si pasojë e stuhisë me shira të dendur.

Shkatërrimit nuk i ka shpëtuar as ura në Gjirin Osaka që të çon në Aeroportin Ndërkombëtar Kansai.