TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon ka pësuar një aksident me makinë gjatë kohës që po udhëtonte në veri të qytetit Kishiniev.
Igor Dodon ka marrë vetëm disa gërvishtje dhe ka disa hematoma nga aksidenti, tani është nën kujdesin e mjekëve.
Këshilltari i presidentit, Maksim Lebedinschi tregoi se aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Straseni, kur makinat, pjesë e eskortës së presidentit, u përplasën me një makinë, teksa ishin duke tejkaluar një automjet tjetër.
Dodon është mik i ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin. Ai ka drejtuar Moldavinë që nga dhjetori i 2016.
TPZ.AL