BOTA, 10 Shtator 2018, 09:01

Tmerr në Paris, plagosen 7 persona me thikë, kapet autori

Tmerr në Paris, plagosen 7 persona me thikë, kapet autori

Një sulm me thikë nga një afgan ka shkaktuar të paktën 7 të plagosur në Paris të Francës. Autori i krimit përdori thikë dhe shufër metalike për të plagosur njerëzit që kalonin në rrugë. Katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të shumta.

Policia franceze ka arrestuar autorin, por deklaruan se rasti nuk mund të cilësohet si terrorist. Në disa raportime është thënë se në mesin e të plagosurve, dy prej tyre janë turistë nga Britania.

Afgani e kreu sulmin gjatë mesnatës, në pjesën verilindore të Parisit.

Sipas dëshmisë së qytetarë i dyshuari ka sulmuar të huajt, duke therur me thikë dy burra dhe një grua, derisa shumë persona kanë hedhur topa për ta ndaluar atë.

Më pas ka ikur, duke sulmuar dy turistë britanikë në Henri Nogueres.

“Ne jemi duke trajtuar urgjentisht këtë incident dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet franceze”, ka thënë Zyra e Jashtme Britanike në një deklaratë. TPZ.AL