BOTA, 8 Shtator 2018, 11:32

Tensione Francë-Rusi, sateliti rus spiunon atë francez

Tensione Francë-Rusi, sateliti rus spiunon atë francez

Franca ka denoncuar Rusinë se një satelit i saj ka tentuar të spiunojë një satelit që ofron komunikim për ushtrinë Francës dhe Italisë.

Ka qenë ministrja e Mbrojtjes franceze Florence Parly ajo që ka publikuar incidentin.

Sipas ministres franceze kjo gjë ndodhi kur sateliti rus, Louch-Olymp “është afruar” pranë satelitit francezo-italian Athena-Fidus. Sipas saj, sateliti rus njihet për aftësitë e avancuara të dëgjimit.

“Është afruar shumë dhe ne mendojmë se ka gjasa që ka tentuar që të kapë komunikimet tona. Tentimi për të dëgjuar fqinjët tuaj nuk është vetëm jomiqësore. Është veprim i spiunazhit”, deklaroi ajo.

Parly tregoi se zyrtarët kanë ndërmarrë “masat e nevojshme” dhe kanë mbikëqyrur satelitin rus, pasi është larguar nga sateliti i tyre.

Jo më larg se muaji i kaluar SHBA akuzoi Moskën se po zhvillon armë anti-satelitore dhe ka thënë se Rusia po bën “veprime shumë jonormale” përmes “objektit në hapësirë” që është vendosur nga Rusia. TPZ.AL